Vllaznia e ka mbyllur ndeshjen ndaj Laçit në një barazim pa gola. Pjesa e parë nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe më shumti ishte e ndaluar, për shkak të faullave të shumta. Kurbinasit kanë qenë më të rrezikshëm në sulmet e tyre, por pa arritur t’i konkretizonin.
Ndërkohë në pjesën e dytë ka pasur disa mundësi edhe ekipi i Vllaznisë për të gjetur avantazhin. Gjithsesi përballja është mbyllur në paqe mes skuadrave, por jo me arbitrin. Pasi ky i fundit i tregoi kartonin e verdhë për protesta Jonuz, shumë shishe përfunduan në drejtim të tij nga tifozët, ndërsa tekniku i shkodranëve i është lutur menjëherë mbështetësve që të ndalojnë. /Sport Ekspres/
Formacioni i Vllaznisë: Sherri, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Gurishta, Krymi, Hygor, Lika, Shtubina, Hristov.
Formacioni i Laçit: Stajila, Fangaj, Gjoni, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Greca, Nuabueze.