VIDEO/ Vjedhje e hapur në Angli! Arbitri shpik një penallti për të dëmtuar Liverpulin, pamjet flasin vetë

Liverpuli arriti që të fitonte me shifrat 2-3 ndaj Southampton. Një ndeshje që shkoi më shumë dramatike pas një gabimi të pafalshëm të kryesorit të takimit, i cili arriti të shpik një penallti në favor të Southampton.

Bëhej fjalë për një ndërhyrje të gabuar të Robertson në minutën e 40, atje ku kryesori i takimit, drejtoi gishtin nga 11-metërshi. Por nëse rishikoni pamjet tregohet mjaft qartë dhe nuk mund të quhet as një rast i vështirë për t’u diskutuar, që faulli është shkaktuar jashtë zonës së rreptësisë. Arbitri ishte i bindur dhe atje Armstrong shënoi golin e dytë për Southampton. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/