Sokol Cikalleshi ishte heroi i Konyaspor në përmbysjen ndaj Kaysespor. Sulmuesi shqiptar arriti që të realizonte dy gola duke kthyer rezultatin nga 2-1 në 2-3. Interesi i mediave ishte pikërisht te ky futbollist, ndërsa Konyaspor renditet në vendin e dytë në elitën e futbollit turk.
Pasi është pjesë e kampionatit në Turqi që nga viti 2015, Cikalleshi ka arritur që të përvetësojë edhe gjuhën. Për këtë arsye intervista e fundit e tij pas ndeshjes ndaj Kayesespor është dhënë në gjuhën turke dhe pa pasur nevojë për përkëthim. /Sport Ekspres/