VIDEO/ Viniciusi i mbyll gojën tifozëve të Valencias me dy golat e shënuar, Reali i jep mundësinë Gironës të rihyjë në garën për titull

Reali i Madridit është ndalur në një barazim 2-2 nga Valencia. Peralesi në minutën e 27 dhe Jaremçuku tre minuta më vonë befasuan madrilenët në “Mestaja”. Por për të shpëtuar Realin nga humbja mendoi Vinicius Xhuniori.

Sulmuesi brazilian i mbylli gojën tifozëve vendas, të cilët vazhdimisht e provokuan me kore rraciste. Viniciusi ngushtoi diferencat në minutën e 5 shtesë të pjesës së parë, ndërsa në të 76-n barazoi rezultatin. Me këtë barazim, Reali i Madridit i jep kështu mundësinë Gironës të rihyjë në garën për titull. Në rast të një fitoreje, bardhekuqtë do të ngushtonin diferenat në vetëm 4 pikë me ekipin e Ançelotit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online