VIDEO/ Është kanadez! Me 35.6 km/orë në fushën e mbuluar nga dëbora, thjeshtë…Alphonso Davies

Alphonso Davies u piketua në ndeshjen ndaj Barcelonës, të cilën Bajerni e fitoi me rezultatin 8-2 në “Champions League”. Lojtari me pashaportë kanadeze njihet për shpejtësinë e tij marramendëse në fushën e lojës. Por në ndeshjen ndaj Arminia Bielefeld, Davis dhuroi një tjetër spektakël.

20 vjeçari shënjoi një shpejtësi prej 35.6 km/h në minutën e 30 të takimit, në një sipërfaqe e cila ishte e mbuluar tërësisht me borë. Edhe pse i ndodhur në mesfushë, ai vrapoi si një “Usain Bolt” në dëborë për të parakaluar kundërshtarin, i cili po shkonte drejt portës.

Ne këtë mënyrë Davis shpëtoi skuadrën nga rreziku i golit. Ndërkohë mediat europiane e përshkruajnë thjesht me faktin e origjinës së tij: “Është kanadez, e kuptueshme”. Kjo pasi në këtë shtet janë të familjarizuar me borën e cila bie rregullisht dhe janë gati të përballen me kushtet ekstreme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *