VIDEO/ Vetëm dy minuta në fushë, sulmuesi shqiptar debuton me gol ndaj gjigantëve të Gallatasarait

Një debutim ëndrrash ka qenë ky i sotmi për sulmuesin shqiptar, Veton Tusha. Sulmuesi 18-vjeçar ka bërë paraqitjen e tij të parë zyrtare me ekipin e tij të parë, Denizlisporin, kundër një emri me peshë të rëndë në futbollin turk, Gallatasarait. Gjigantët e Stambollit kanë fituar me rezultatin e frikshëm 6-1, ndërsa goli i nderit për Denizlisporin ka ardhur pikërisht nga këmbët e Tushës.

Futbollisti shqiptar futet në fushë në pjesën e dytë, por vetëm 2 minuta i mjaftoi për të treguar vlerat e tij. Tusha fiton duelin e shpejtësisë me mbrojtësin kundërshtar dhe bën të tijin atë top të shërbyer në zonë, nga ku më pas tund edhe rrjetën. Një nisje e mbarë në elitën e futbollit turk për 18-vjeçarin, që ia doli të lërë shenjën e tij që në debutimin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1351949190759387139

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *