Dushan Vlahoviç ka bërë një debutim ëndrrash në Champions League. Vetëm 36 sekonda lojë i kanë mjaftuar për të shënuar golin e tij të parë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Sulmuesi serb ka shfrytëzuar më së miri një pasim të marrë nga mesfusha dhe pasi ka ulur topin në zonën kundërshtare ka goditur menjëherë pa e parë fare portën.
Juventusi kalon kështu në avantazh pa nisur ende mirë transferta me Vijarealin, ndërsa Vlahoviç zgjedh të festojë me një gjest që shkon drejtpërdrejtë për kritikët e tij. Lojtari i bardhezinjve ka marrë vërejtje të shumta së fundmi pas tre ndeshjeve pa shënuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GOL DE VLAHOVIC
Villareal 0-1 Juventus #CasaDaChampions #VillarrealJuve pic.twitter.com/fBI2Bppn6e
— Mídia Bola (@MidiaBola) February 22, 2022