Barcelona është një nga skuadrat që bazohet shumë tek akademia e saj. Këtë e ka bërë ndër vite me lojtarë legjendar si Puyol, Messi, Xavi, Iniesta. Tradita ka vazhduar me emra të rinj ku veçohet Pedri i afirmuar në Europë.
Një talent i madh po buron nga të rinjtë e Barcelonës. Bëhet fjalë për Gavi, një mesfushor 16-vjeçar, i cili me aftësitë e tij mund të bëhet një mesfushori i klasit botëror. Gavi debutoi në miqësoren ndaj Gimnastic, ku shënoi tripletë Rei Manaj.
Ndërsa formën më të mirë e tregoi këtë fundjavë në sfidën ndaj Girona, ku dhuroi një shfaqje të jashtëzakonshme. Tifozët katanalas janë të bindur se Gavi është e ardhmja e mesfushës katalanase, pas largimit të Busquets. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Pablo Páez ‘Gavi’ vs. Girona FC (24/07/2021) • Pretemporada 2021/2022. ?
Another game for Gavi in the first team. He should finish the match with assist. What a talent he is… Enormous potential. pic.twitter.com/wBDvKfBnFM
— Piotr Guzi?ski (@Nyctophile1_) July 24, 2021