Nga Klaudio Ndreca
Vëmendjen e mbrëmjes e ka portieri i Leipzig, Peter Gulacsi. Një asist fantastik ka dhuruar për një nga sulmuesit më të mirë të Bundesligës, Timo Werner. Pas një goditje standarte të Këlnit dhe ku është kontrolluar gjithçka në qetësi, është nisur menjëherë një top i gjatë.
Kështu janë surprizuar edhe 10 futbollistët kundërshtarë që nuk mund të vendoseshin në rolet e tyre në atë moment, duke u befasuar nga saktësia e Gulacsi që në atë moment ka imituar Alison Beker. Nga ana tjetër me një shpejtësi të madhe ka qenë edhe Werner, që është shkëputur bukur nga kundërshtarët, për ta dërguar topin në rrjetë. Leipzig e ka fituar këtë përballje në shifrat 2-4, ku nuk mungoi spektakli në stadiumin “e akullt”. /Sport Ekspres/
GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAALLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLL
WERNER GOAL SURELY WINS IT!
LIKE ?? FOR ANOTHER!!! pic.twitter.com/wDwQZQIXGC
— Kings of Tipping – Betting Tips (@KingsOfTipping) June 1, 2020