Në Antalia janë regjistruar skena aspak të hijshme për një ndeshje futbolli. Cukaricki dhe Alania kishin planifikuar të luanin sot një ndeshje përgatitore mes tyre, por miqësorja përfundoi në një arenë të vërtetë boksi. Ndeshja ka qenë e ashpër dhe pas një faulli të shkaktuar në fushë kanë nisur edhe përleshjet.
Një she.rr masiv ka përfshirë skuadrat, teksa pjesë e dhu.nës u bënë si lojtarët ashtu edhe stafet përkatëse. Megjithëse shpesh herë rusët dhe serbët kanë pasur marrëdhënie vëllazërore mes tyre, pamjet e sotme treguan krejt të kundërtën. Gjithçka nisi në minutën e 44-t të takimit dhe zgjati për afërsisht 15 minuta deri në momentin që u qetësuan përsëri gjak.rat. Trajneri i Cukaricki-t më pas ka mbledhur ekipin e tij dhe është kthyer përsëri në hotel, duke e lënë miqësoren të pa përfunduar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/