Dy golat vunë në dilemë drejtuesit e klubit, në Turqi marrin vendimin për të ardhmen e Çinarit

E ardhmja e Eraldo Çinarit është vënë prej javësh në diskutim. Sulmuesi shqiptar nuk ka bindur me statistikat e tij në radhët e Samsunsporit, i cili ka menduar të largojë lojtarin shkodran. Përveç marrëdhënies jo të mirë me portën kundërshtare, problem u bë edhe pasaporta, teksa në klubin turk gjendeshin më shumë të huaj nga limiti i lejuar.

Por një takim miqësor me Rapidin e Bukureshtin vuri në dilemë drejtuesit e skuadrës turke. Dy gola kundër bullgarëve dhe një fazë përgatitore me nota pozitive bënë që te Samsunsor të rishikonin edhe njëherë vendimin e tyre. Por duket se dy gola nuk kanë mjaftuar për të shmangur ndarjen. Sipas mediave turke, klubi ka vendosur dhe largimi do të jetë zgjidhja përfundimtare për Çinarin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online