VIDEO/ Vëllai i Dallkut, çfarë dhurate Dinamo Kievit!

Ka nisur sot kampionati ukrainas i futbollit për edicionin 2018-2019 dhe menjëherë ka pasur një dhuratë nga një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për të vëllain e Armend Dallkut, Ardinin, që luan me të njëjtën skuadër ku ish-mbrojtësi i Shqipërisë ka kaluar plot 11 sezone, pra Vorskla Polava.

Ardini ka realizuar autogol duke i dhënë fitoren minimale Dinamo Kievit, në sfidën hapëse të kampionatit. Ardini është vetëm 23 vjeç dhe luan mbrojtës qendre, ndryshe nga vëllai, që luante në krah.

Ai u transferua në Ukrainë katër vite më parë, në fillim me të rinjtë e Vorsklas, pastaj te ekipi i dytë dhe më pas kalimi te ekipi i parë.

Madje, ka edhe një ndeshje me Kosovën, në nëntor të vitit të shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *