Majorka ka humbur sot me rezultatin 0-1 kundër Elçesë. Ndeshja ishte në baraspeshë deri në minutën e 88, kur Boje e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha epërsinë Elçesë. Vedat Muriqi u kundërpërgjigj në sekondat e fundit të kohës shtesë, kur shtyn në rrjetë një top të pasuar drejt tij në zonë.
Por festa e Majorkës prishet nga VAR-i. Një faull i shkaktuar gjatë nisjes së aksionit të golit ka bërë që arbitri të anullojë golin e sulmuesit shqiptar. Rezultati mbetet 0-1 dhe Majorka humbet mundësinë për të marrë tre pikë me vlerë në kampionat, si dhe Muriqi humbet mundësinë të shtojë një tjetër gol në listën e golashënuesëve të La Liga-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/