Botërori ka filluar me ndeshjen mes Katarit dhe Ekuadorit. Goli i parë do të shënohej me Valencian në të 3. Por papritur do të anulohej pas rishikimit të VAR.
Në fillim kishte një kaos për vendimin e arbitrit, nëse ishte faull ndaj portierit të Katarit apo pozicion jashtë loje. Më pas u tregua se ky rast ishte offside. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/