VIDEO/ VAR-i bën gjithçka në shtesë, anullon golin e Juventus dhe më pas jep penallti

Juventus ka arritur të sigurojë trepikë mjaft të vlefshme në “frymën” e fundit ndaj Geonas në Torino. Bardhezinjtë kaluan të parët në epërsi, por skuadra e trajnerit të ri, Thiago Motta, barazoi gjithçka brenda pjesës së parë. Ndërsa me fillimin e pjesës së dytë Genoa mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq në minutën e 51’ të Cassata.

U duk se gjithçka do të merrte fund, por Genoa mbrohet mjaft mirë duke shkuar deri në sekondat finale të vërshëllimit të arbitrit, për ta mbyllur ndeshjen në barazim. Por VAR bën gjithçka në kohën shtesë duke ndërhyrë dy herë në 3 minuta. Fillimisht anullohet një gol i Ronaldos dhe më pas akordohet një penallti për Juventusin në minutën e 96’, duke marrë kohë nga ndërhyrja e VAR.

Nga pika e barë portugezi nuk gabon duke shpërthyer në fetë stadiumin.  Një fitore me mjaft ankth dhe e arritur në sekondat e fundit të kohës së rregulltë. Pra në dukje një Juventus që nuk bind duke kujtuar edhe barazimin ndaj Leçes gjatë ndeshjeve të fundjavës që lamë pas. Ndërsa Thiago Motta i dëshpëruar për humbjen në të tillë mënyrë, nuk mundi as të “shpërblejë” ish-skuadrën e tij për t’i dhënë kreun e tabelës në Seria A./Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online