VIDEO/ Uzuni i zbukuroi mbrëmjen tifozit të vogël, gjesti i sulmuesit shqiptar merr duartrokitjet e stadiumit

Granada ka mposhtur mbrëmjen e djeshme Atletikon e Bilbaos me rezultatin 1-0. Ndeshja u vendos nga një gol në minutën e 35, kur Myrto Uzuni tregohet altruist dhe vendos të shërbejë për autorin e golit, Kojadon, pavarësisht se gjendej vetëm për vetëm me portierin. Por altruizmi i tij vij edhe pas ndeshjes.

Në momentin që lojtarët e Granadës ishin duke bërë xhiron e zakonshme rreth fushës për të falenderuar tifozët e tyre, sulmuesi shqiptar shkon ti japë fanellën një prej fëmijëve që gjendej në tribunë. Një gjest i tillë është pritur me ovacione nga personat që gjendeshin në stadium, të cilët nisën të duartrokisnin Myrto Uzunin, që me gjestin e tij i zbukuroi mbrëmjen tifozit të vogël./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *