Myrto Uzuni vazhdon bllokimin përpara porte me Kombëtaren. Sulmuesi shqiptar gabon për të disatën herë radhazi një për një me portierin, por këtë herë humb një mundësi që vjen njëherë në jetë. Të shënosh në një “Uembli“ të stërmbushur dhe me shansin e artë për të tentuar edhe kthimin e rezutatit.
I gjendur larg mbrojtësave anglezë dhe ballë për ballë me Pikfordin, Uzuni humb rastin e pafalshëm. Goditja e tij pritet nga portieri kundërshtar, duke i mohuar ështu një gol, që shumë tifozë e lojtarë të tjerë mund ta konsideronin edhe të sigurt. Tashmë, pas disa mundësive të tilla të shpërdoruara, pyetja që ngrihet në kokën e shumë tifozëve shqiptarë është mjaft e thjeshtë: “Uzuni, edhe sa duhet të presim“?/Halit Delibashi-Sport Ekspres/