Ekuadori ka fituar lehtësisht ndeshjen e parë në Kupën e Botës. Skuadra amerikano-jugore ka mposhtur Katarin me rezultatin 2-0. Llogaritë janë mbyllur që në minutat e para të takimit, duke mos e diskutuar për asnjë moment triumfin.
Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 16 dhe solli gëzimin e tifozëve në tribuna. Njëri prej mbështetësve të Ekuadorit është ngritur në këmbë dhe ka kryer një gjest provokues, që gati sa nuk solli një përleshje. Tifozi nga Amerika e Jugut bën gjestin e parave me duar, si për të treguar se fitorja nuk blihet me para. Por ky veprim nuk është pritur mirë nga tifozët vendas që ndodheshin pas tij. Njërin prej tyre me zor e mbante vendi nga nervat, teksa i bërtiste: “Ulu dhe qepe gojën”! Fatmirësisht konflikti është ndalur me kaq, për të mos u përshkallëzuar në përplasje fizike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
This Ecuador fan in the ground is not holding back. Good on him! The locals are not happy! ?pic.twitter.com/QBGgWWlfsq
— Football Away Days (@FBAwayDays) November 20, 2022