Ultimatumi i drejtuesëve të Realit të Madridit ndaj Zidanit duket se ka shërbyer në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas sigurimit të vendit të parë në grup, tashmë madrilenët dalin fitimtarë dhe në derbin më të zjarrtë të Spanjës, duke mposhtur Atletikon e Simeones me shifrat 2-0.
Casemiro dhe një autogol i Oblak mjaftuan për ta mbyllur ndeshjen në rezultatin e pastër 2-0 për skuadrën e Zidanit. Pas goditjes së faullit nga një prej lojtarëve të Realit të Madridit, topi preku shtyllën dhe më pas trupin e portjerit të Atletiko Madridit dhe përfundoi në rrjetë. Me këtë fitore kampionët e Spanjës i afrohen kryesimit të klasifikimit me vetëm 3 pikë dhe janë në rrugën e duhur për mbrojtjen e titullit./Elio Hajdari-Sport Eksres/
Le Bombazo de Carvajal ?? https://t.co/MAqPzVY1k5
— Real French Madrid (@RMFrench_) December 12, 2020