VIDEO/ Lacio bëhet qesharake dhe fal ndeshjen, i dhuron dy golat e fitores Veronës

Verona është larguar me 3 pikë nga stadiumi “Olimpik” i Romës. Verdheblutë kanë mposhtur Lacion me shifrat 1-2, në një ndeshje që u vendos pikërisht nga kryeqytetasit. Skuadra e Inzagit është bërë qesharake mbrëmjen e sotme, pasi i ka falur takimin kundërshtarit.

Në fund të pjesës së parë Lazari gabon rëndë dhe e dërgon topin pas shpinës në Reinës, duke shkaktuar kështu një autogol. Bardhekaltrit reagojnë pa vonuar shumë në pjesën e dytë dhe me anë të Kaisedos shlyejnë atë gabim, por ky gol i ekuadorianit do të vlentë për statistikë, pasi rezultati përfundimtar do të fliste ndryshe.

Vetëm pak minuta pasi vendosin baraspeshën, te Lacio tregohen të paqartë dhe pas një gafe në prapavijë i dhurojnë golin e dytë Veronës. Një kthim topi pas për Reinën përfundon si një asist perfekt për Tameze, që pasi shmang edhe portierin spanjoll tund rrjetën e zbrazët dhe siguron fitoren për ekipin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/grandesligas_/status/1337870423778799617

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1337859413365952519

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online