VIDEO/ Uji nisi të rrjedh dhe tifozët nuk dorëzoheshin! Skandali i madh në stadiumin e Kroacisë, u kthye si në futboll lagje ku duhej fituar me çdo kusht

Ndeshja mes Kroacisë dhe Rusisë ishte direkte për ekipin që do të mbante vendin e parë dhe tjetrin që duhej të mjaftohej vetëm me të dytin, duke pritur kundërshtarët nga shorti për të parë nëse do të shkojë në Katar. Te Kroacia kishin menduar që ta zhvillonin ndeshjen në Poljud, teksa u rezultoi një skandal i vërtet.

Tifozët ishin 30.000 dhe krijuan atmosferë fantastike. Ndërkohë fusha nuk dhuroi kushtet më të mira për të luajtur futboll, madje në disa raste u kthye edhe si në futboll lagje. Balta e madhe dhe e krijuar nga rënia e shiut, bëri që kjo ndeshje të bazohej e gjitha te dyluftimet dhe askush nuk dëshironte që ta paguante humbjen.

Për më tepër që çatia në stadiumi filloi që të rrjedh dhe në kokat e tifozëve po pikonte uji, ndërsa pajisjes e gazetarëve që ishin të pranishme, dolën nga përdorimi. Askush nuk lëvizi dhe duroi të gjithë këtë torturë, ndërsa në fund u paguan me fitoren e arritur falë një autogoli, që u ndihmua jo pak nga terreni i vështirë dhe i baltës. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *