VIDEO/ UEFA përfshin dy lojarë shqiptarë, dy gola të Kombëtares në garë për të fituar golin më të mirë të kualifikueseve

UEFA ka publikuar sot 10 kandidatët për t’u shpallur goli më i mirë i kualifikueseve për Kampionatin Europian. Paneli i Vëzhgues dhe Teknik i UEFA-s kanë përzgjedhur mes tyre edhe dy gola të Kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për perlën e Kristjan Asllanit në ndeshjen kundër Ishujve Faroe dhe për golin spektakolar të Jasir Asanit që shtangu Sheznin në ndeshjen vendimtare kundër Polonisë në “Air Albania”. Organizata më e lartë e futbollit europian ka ftuar sportdashësit që të shprehin me votë mendimin e tyre se cili meriton të shpallet goli më i mirë i kualifikueseve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *