Uellsi humbi 0-4 me Danimarkën, duke e mbyllur përpara kohe aventurën e Euro 2020. Pavarësisht dëshpërimit, lojtari i Realit të Madridit, Gareth Bale iu përgjigj pyetjeve pas ndeshjes.
“Do të dëshiroja që ndeshja të shkonte mirë. Sipas këndvështrimit tonë, ne e nisëm shumë mirë në 25 minutat e para. Pësuam golin dhe ndryshoi pak loja. Në pjesën e dytë bëmë një gabim fatal dhe pësuam golin e dytë. Për mënyrën sesi u mbyll loja ishte mjaft turpëruese. Arbitri gaboi tek goli i dytë, ndoshta u ndikua dhe nga numri i tifozëve vendas, por nuk dua të shfajësohem”- tha Bale.
Në fund intervistuesi e pyeti nëse kjo do të ishte ndeshja e fundit me Uellsin apo jo, por kjo pyetje e acaroi shume sulmuesin e Realit të Madridit, të cilit iu duk e pavend për atë momentin që ishte duke përjetuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
G’WAN GARETH! pic.twitter.com/3oUZhJvKWS
— Rich Arrowsmith (@RichArrowsmith) June 26, 2021