“Do të vijmë dhe do të gjejmë”, Kosta Grillo tregon telefonatën kërcënuese: Ishte vëllai i një ish-drejtoreshe

Kërcënimet ndaj personazheve publikë mbeten një plagë e njollë në shoqërinë shqiptare. Pjesë e këtyre veprimeve kriminale është bërë dhe komentatori i mirënjohur, Kosta Grillo, i cili ka marë një telefonatë ku i përmendet kanosja e jetës. Ka qenë vetë Grillo që e ka përmendur këtë fakt në gazetën “Panorama Sport”.

“Më telefonuan të premten dhe më kërcënuan në emër të Thoma Gëllc?it dhe një ish-drejtoreshe në RTSH. Personi që më telefonoi, më tha që nëse vazhdoja të shkruaja për këta personazhe në profilin tim në “Facebook”, do vinin të më gjenin, pasi e dinë se ku rri unë. Personi që më telefonoi nuk u prezantua me emër, por më tha që ‘jam vëllai i Yllkës’, një ish-drejtoreshe që unë nuk e njoh fare dhe as kam shkruar asnjëherë për të.”- tha Kosta Grillo për “Panorama Sport”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online