VIDEO/ U shtri sërish përtokë sapo hyri në fushë, Kilian Mbape thyen hundën në ndeshjen e parë në Europian

Kilian Mbape nuk e ka nisur Kampionatin Europian në mënyrën më të mirë mundshme. Sulmuesi francez ka lënë fushën e lojës në minutat e fundit të ndeshjes. Shkak për këtë është bërë një dëmtim që francezi pësoi.

Lojtari i Real Madridit u trajtua nga stafi mjekësor dhe më pas u dha drita e gjelbër për t’u futur në fushë. Por sapo hodhi disa hapa në fushë, ra sërish përtokë për të vonuar sa më tepër lojën. Sipas raportimeve të fundit, mësohet se sulmuesi francez ka thyer hundën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/