VIDEO/ U përfol se ishin në grindje, Neymar dhe Mbape i kanë heshtur të gjithë pas rekordit të francezit

Kylian Mbappe shkroi historinë e PSG-së vetëm në moshën 24-vjeçare. Me golin ndaj Nantes, arriti shifrën e 201 golave te gjigantët francezë dhe u bë golashënuesi më i mirë i klubit.

Urimet për Mbappe po vijnë nga të gjitha anët. Megjithatë, një skenë interesante ka ndodhur në tunelin e Parkut të Princave, ku Neymar dhe Mbappe kanë heshtur zërat e shumtë se ishin në marrëdhënie të këqija.

Neymar e uroi ngrohtësisht shokun e tij të skuadrës. Ishte një përqafim mjaft i ngrohtë dhe me buzëqeshje nga të dyja anët, duke treguar marrëdhënie të mirë shoqërore. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *