VIDEO/ U mësuan keq dhe harruan VAR! Arbitri dha katër penallti në 45 minuta, lojtari i Seviljës tentoi në këtë mënyrë që të “vidhte” golin

Ndeshja mes Seviljës dhe Salzburg ishte jo pak e çuditshme. Në 45 minutat e para, arbitri ka akorduar katër penallti. Tre prej tyre ishin vetëm për Leipzig që gaboi në dy raste, ndërsa realizoi vetëm një. Nga ana tjetër Ivan Rakitic i mjaftoi vetëm njëherë që të gjendej në 11-metra distancë dhe tundi rrjetën.

Duke parë se arbitri ishte pak dorëlëshuar, El Nesyri tentoi një aktrim të dështuar për të vjedhur penallti. Kryesori i takimit e pa fare qartë se nuk kishte asnjë kontakt në zonë dhe e ndëshkoi me të verdhin e dytë, duke e nxjerrë me karton të kuq. Për një moment edhe vetë futbollisti e harroi se ekzistonte VAR-i, ndërsa duhet të shihte ngjyrën e kuqe që t’i drejtohej për herë të parë në karrierë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *