“Ndeshja në Shqipëri do jetë më e vështirë se transferta në Wembley”, Dudek ua bënë të qartë polakëve: Asnjë centimetër mbrapa

Ish-portieri i Polonisë, Jerzy Dudek, ka folur para ndeshjeve që do të zhvillohet në tetor. Atje do të përcaktohet përfundimisht fati i Kombëtareve dhe vendit të dytë, që të dërgon në Play-Off. Dudek është shprehur se transferta në Shqipëri do të jetë më e vështirë se ajo në Ëembley pasi do të vendosi gjithçka.

“Ne nuk kemi asnjë kontakt me Anglinë, ajo u largua tani. Shqipëria mundi Hungarinë dhe ka vendin e dytë. Për këtë arsye pikët e marra në Varshavë do na shërbejnë shumë. Transferta me ta do të jetë më e vështira që kemi bërë ne në këto kualifikuese, madje më e vështirë se edhe vetë transferta në Ëembley. Kjo skuadër po lufton, po mobilizohet, nuk ka asnjë hap prapa, asnjë centimetër.

Por goli që kemi shënuar ne në fund ndaj Anglisë mund të ketë ndikim psikologjik te ekipi jonë që t’i japi më shumë besim. Ndeshja midis kombëtares polake dhe Anglisë më kujtoi një ndeshje tenisi ku rivalët tanë na e luajtën topin në mes të fushës, në mënyrë që ne të bënim gabime dhe ata ndoshta do t’i përdornin ato. Në fund, ne shënuam një gol, por a do të na ndihmojë në fund? Ndoshta jo, sepse gjithsesi gjithçka do të vendoset në ndeshjen me Shqipërinë”, tha Dudek për  “Prezaglad Sportoëy”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online