VIDEO/ U kthye në “mecen e zezë“ të kundërshtarit, portieri meksikan pret penalltinë dhe 3 gjuajtje të njëpasnjëshme

Porta e Meksikës duket se është në duar të sigurta në të ardhmen. Carlos Acevedo i ka mahnitur tifozët me pritjet e tij në ndeshjen e sotme mes Cruz Azulit dhe Santos Lagunas. Gardiani 25-vjeçar u tregua spektakolar mes shtyllave, duke pritur 4 goditje të njëpasnjëshme.

Në minutën e 21-të të takimit, Cruz Azul ka mundësinë e një 11 metërshi, por Acevedo i thotë jo rivalit dhe pret penalltinë. Menjëherë pas saj i mohon përsëri golin lojtarit kundërshtar, ndërsa më pas ka pritur edhe dy herë të tjera gjuajtjet e Cruz Azulit. E gjitha kjo e ndodhur në harkun e pak sekondave. Një meritë e madhe e Acevedos, që ka ndikuar kështu në fitoren 2-1 të Santos Lagunas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *