VIDEO/ U kap nga kamerat duke urinuar në fushë, çudit lojtari: Po, e bëra! Është viti 2020, rrituni

Një episond i pakëndshëm ka ndodhur në ndeshjen gjysmë-finale të Kupës së Irlandës së Veriut. Lojtari i Coleraine, Eoin Bradley, u kap nga kamerat e “BBC”, të cilat po transmetonin takimin kundër Ballymania, duke urinuar në fushën e lojës. Futbollisti në fjalë duket se nuk ka duruar dot të shkojë deri në tualet dhe në momentin kur e pushimit për të hyrë në kohën shtesë ka kryer nevojën e tij personale në fushën e lojës.

Diçka e tillë ka tërhequr nëj vëmendje të madhe, duke u shpërndarë gjerësisht në rrjet. Shumë komente kanë pasur si shënjestër Bradley-n, të cilin e kanë quajtur edhe si një Fenian.Megjithatë lojtari, që realizoi një supergol nga goditja e dënimit, vendosi të reagojë me anë të një postimi, ku pranonte gjestin e kryer dhe kërkonte nga të tjerët të ishin më pak paragjykues.

“Po, urinova në Windsor. Po, jam një Fenian/Katolik. Disa nga miqtë e mi më të mirë janë Protestantë. Kështu që çfarë?! Është viti 2020, rrituni pak. Trajtojini njerëzit ashti siç do t’ju pëlqente të trajtoheshit”, shkroi Eoin Bradley në postimin që e fshiu në një moment të dytë. Ndërkohë lojtari në fjalë është dënuar me 6 ndeshje pezullim për veprimin e pahijshëm të kryer në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *