VIDEO/ U dënua me 2 ndeshje pezullim, zbulohen fjalët e Rebiç ndaj arbitrit: Pashë mamanë tënde…

Milani u mposht me shifrat 1-0 nga Napoli dy ditë më parë, ku si për të mos mjaftuar humbja, Pioli duhet të bëjë në ndeshjet e radhës pa shërbimet e Ante Rebiç. Në momentin kur takimi ishte duke shkuar drejt fundit, kroati gabon rëndë dhe merr një karton të kuq lehtësisht të shmangshëm. Arsyeja? Fjalët e pahijshme të drejtuara arbitrit.

“Mamanë tënde e pashë duke punuar si prostitutë në Napoli“, ishte fraza e dalë nga goja e Rebiç që nxiti reagimin e menjëhershëm të gjyqtarit. Ky i fundit nuk e mendoi dy herë dhe nxjerr nga xhepi kartonin e kuq për lojtarin. Por përpos dënimit gjatë ndeshjes, një tjetër vjen tashmë nga Disiplina italiane, e cila pezullon futbollistin kroat me dy takime./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/CROScoutVids/status/1371215262112944132

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online