Romelu Lukaku ka humbur shumë nga forma e tij fizike dhe kjo dallohet qartë në fushën e lojës. Gabimet në kontrollin e topit kanë qenë të shumta për të në këtë sezon dhe u panë edhe në ndeshjen e sotme. Belgu nuk arrin të kontrollojë si duhet një pasim topi dhe kjo ka sjellë pakënaqësi te Barela. Mesfushori italian është ankuar për përjekjen e Lukakut për të zotëruar topin, çka ka sjellë më pas edhe një përplasje verbale mes tyre.
Kamerat kanë filmuar gjithë ngjarjen. Lukakun nuk e mbajnë nervat dhe i drejtohet shokut të tij të skuadrës me fjalët: “Mjaft! Mjaft tani! Kuptove? Mos bëj kështu. Shko q***. Bir k****“. Fjalor i rëndë dhe aspak i hijshëm nga sulmuesi belg./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Aria arcobaleno in casa Inter.
Lukaku chiama figlio di puttana Barella. Tutto sotto controllo. pic.twitter.com/FJGFADMaLR
— Il Fratello di Zielu (@zielulife2) February 13, 2023