VIDEO/ “Turp që topi nuk hyri në rrjetë”! Ançeloti takon Arda Guler pas ndeshjes, e vlerëson turkun për tentativën nga mesfusha

Dje, lojtarët e Real Madridit kanë festuar fitoren ndaj Osasunas me rezultatin 4-2 në ndeshjen e javës së 29-të të La Liga-s dhe në qendër të vëmendjes ka qenë sërish Arda Guler, i cili ka pasur një takim interesant me Carlo Ancelottin në fund të ndeshjes.

Në momentet e fundit të ndeshjes Guler pati një tentativë të pabesueshme kur gjuajti nga qendra e mesfushës, por fatkeqësisht topi goditi traversën.

Pas përfundimit të ndeshjes, Ancelotti ishte ndër të parët që iu afrua Gulerit dhe kamera regjistroi atë që trajneri i Real Madridit i tha mesfushorit të ri.

“Sprovë e madhe, është turp që topi nuk hyri në portë”, dyshohet se i tha Ancelotti Guler-it dhe më pas dhe gjatë deklaratës ai vendosi të lavdërojë turkun për atë tentativë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/