VIDEO/Tribuna e mbushur dhe mbështetja për Partizanin, në Shkodër nuk kanë të njëjtin reagim

Në ditën e djeshme është luajtur përballja mes Partizanit dhe Vllaznisë që kishte gjithë vëmendjen kryesore në futbollin shqiptar. Një ndeshje që zhvillohej mes vendit të dytë dhe kryesuesve të Superiores, për më tepër që ndeshja e fundit mes tyre krijoi diskutime edhe pas përfundimit të takimit.

Asokohe Olsi Rama do të ankohej për numrin e lartë të njerëzve që kishin mbushur stadiumin, duke prekur madje edhe rregulloren se në të tilla raste dënohesh me heqje pikësh. Drejtori sportiv i Partizanit e pa si një padrejtësi dhe veprim me dy standarte, pasi në kohën kur stadiumet janë të mbyllur, në Shkodër dëgjohet mbështetja.

Por ndërkohë edhe në përballjen e djeshme ku Partizani priti Vllazninë, nuk ka diferencë të madhe. Nëpërmjet një foto të publikuar nga Ermir Vajushi tregohet një situatë e ngjashme me atë në Shkodër, sa i përket mbështetjes të skuadrës dhe me ulëset e mbushura. Sigurisht që mungon shifra ekzakte për të parë njerëzit e lejuar në stadium dhe për ta krahasuar me normat e vendosura nga FSHF në këto kushte pandemie, por drejtuesit e Vllaznisë kanë reaguar me heshtje këtë herë, duke mos hapur polemika. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *