Vllaznia-Besëlidhja 3-1 15′ Kruja, 19′ Marku, 80′ Lika / 34′ Xhorxheviç
Një fitore nderi ishte ajo e Vllaznisë në “Loro Boriçi” teksa ka fituar me shifrat 3-1 ndaj Besëlidhjes. Kështu ekipi i drejtuar nga Hysen Dedja mbetet pjesë e Superiores edhe në sezonin e ardhshëm teksa makthet e së shkuarës së hidhur mbeteshin prezente.
Golat e ekipit shkodran kishin edhe një rast disi më të rrallë në përballjen e sotme pasi erdhën nga goditjet e fuqishme dhe distanca. Fillimisht ishte Marku që tentoi një mrekulli nga larg dhe pas grushtimit me vështirësi nga ana e Vukasinoviç, do t’i kundëpërgjigjej Kruja me golin nga largësia.
Vetëm katër minuta më vonë Marku do të përmbyllet punën e lënë përgjysmë më herët duke dhuruar një magji të vërtetë nga distanca. Ndërkohë pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 2-1 pasi Xhorxhevic ngushtoi diferencën pas gabimit në mbrojtje të vendasve. Një pjesë e dytë ku shkodranët nuk do të rrezikonin shumë për dështimin ndaj Besëlidhjes dhe Gilman Lika dhuron një tjetër gol panoramë. Kështu skuadra e Dedja shpëton në “Play-Out” dhe shkrep nga distanca shumë vonë, pasi nuk duhej të mbërrihej deri në këtë pikë. /Sport Ekspres/
Vllaznia luan sfidën e sezonit ditën e sotme në “Loro Boriçi”. Shkodranët përballen në “play out” me skuadrën e Besëlidhjes, ku do të përcaktohet fati i tyre për sezonin e ardhshëm. Të dyja klubet kërkojnë një vend në elitën e futbollit shqiptar, duke premtuar spektakël në fushën e lojës.
Trajnerët kanë vendosur për mënyrën se si do të rreshtohen në duelin e sotëm. Dedja i beson sulmin brazilianit Zhunior për të kërcënuar portën e Besëlidhjes. Në krahun tjetër Plori nuk do të ketë mëshirë për klubin e tij të vendlindjes dhe ngulmon për të përsëritur një ndeshje si ajo me Pogradecin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Vllaznia: Efremov, Gurishta, Malota, Adili, Shtubina, Lika, Krymi, Kruja, H.Marku, Sidorenko, Zhunior
Besëlidhja: Vukasinoviç, Fetaj, Dibra, Moçi, Rustemaj, Hepaj, Çokiç,Bushi, Përgjoni, Hoxha, Xhorxheviç