VIDEO/ Trazira pas ndeshjes me arbitrin, çmendet Martinez dhe Conte pas rrëshkitjes së Interit

Inter nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në ndeshjen e sotme kundër Kaljarit. Fillimisht do të ishin zikaltrit ata që do të gjenin rrugën e rrjetës, teksa do të shënonin në minutën e 29 me anë të Martinez. Megjithatë kaq nuk mjaftoi për të dalë me tre pikët nga “San Siro”.

Kur ndeshja po i drejtohej minutave të fundit të kohës së rregullt, ishte pikërisht Naingolan ai që do të befasonte Handanovic nga distanca. Një top i goditur prej mesfushorit belg nga jashtë zone do të gjente cepin e portës së Interit, për të hyrë më pas në rrjetë. Një realizim fantastik i ish-lojtarit të zikaltërve, që ka ndëshkuar kështu ish-skuadrën e tij në mënyrën që ai di të realizojë më mirë.

Por në fundin e takimit situata në fushë do të përkeqësohej. Shkak do të bëhej dalja nga loja në minutën e 94-t me pas kartonit të dytë të verdhë të sulmuesit Martinez. Kjo ka sjellë edhe irritimin e këtij të fundit ndaj arbitrit. Ndërsa në fushë ka hyrë edhe trajneri Antonio Conte /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *