VIDEO/ Trajneri ra në gjunjë pas rastit të humbur, Krasniqi kishte shansin të shënonte ndaj Lacios

Ndeshja mes CFR Kluzhit dhe Lacios, e vlefshme për Ligën e Konferencës, përfundoi në baraspeshë 0-0. Një rezultat ky që sjell kualifikimin e italianëve, të cilët fituan 1-0 në shtëpi në përballjen e parë mes tyre. Rumunët patën rastet e tyre në këtë sfidë, e cila në fund mund të jepte një verdikt tjetër.

Ermal Krasniqi mban një peshë të rëndë mbi supe, teksa në minutën e 21-të humbi një rast të pastër për të ndëshkuar Lacion. Futbollisti shqiptar mori topin në zonë, ku me mjaft klas shmang mbrojtësin kundërshtar. Gjithçka shkoi mirë deri në momentin e goditjes. Topi i gjuajtur prej tij përfundon pranë shtyllës, duke shpërforuar mundësinë e artë për të mbajtur të hapur kualifikimin për rumunët. Trajneri i Kluzhit e ka pasur të vështirë ta besonte këtë rast të humbur dhe shihet të ulet menjëherë në gjunjë pasi sheh topin të shkojë jashtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *