VIDEO/ Trajneri i fiksuar pas Ardian Ismajlit merr fitoren e parë në Serinë A! Mbrojtësi shqiptar e nderon, Nedim Bajrami ishte më i dobëti

Empoli ka arritur që të marrë fitoren e parë në Serinë A me Zanetin. Pas katër barazimeve dhe dy humbjeve në gjashtë javët e para, vijnë tre pikët ndaj Bolognas në transfertë me shifrat 0-1. Pas këtij triumfi, kjo skuadër ngjitet në mesin e tabelës duke fituar qetësinë e nevojshme.

Zaneti ka ngritur në qiellin e shtatë edhe mbrojtësin e Shqipërisë, Ardian Ismajlin, duke u shprehur se do të shkonte në lu.ftë me këmbë me të. Lojtari i Kombëtares e ka nderuar edhe këtë herë trajnerin duke u vlerësuar me notën 7.5 nga “Soccerëay”. Më shumë sesa Ismajli vlerësohej Parisi me 7.6 dhe autori i golit, Bandinelli.

Nga minuta e parë do t’i besohej edhe Nedim Bajramit, që duket se nuk po arrin të gjejë vetveten. Mesfushori shqiptar do të largohej nga fusha në minutën e 65, ndërsa për Soccerëay ishte lojtari i dytë më i dobët në fushë te Empolit, nota 6.3. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *