VIDEO/ Trajner i madh, Sarri u kthehet keq tifozëve: Nëse iu dëgjoj prapë të shani Vedat Muriqin, do u nxjerr jashtë

Vedat Muriqi është lojtari shumë i kritikuar te Lacio. I ardhur me bujë në kryeqytet, futbollisti shqiptar nuk arriti që të shpërblente drejtuesit për besimin e treguar ndaj tij. Për këtë arsye gjithmonë ka pasur kritika dhe tallje nga ana e tifozëve karshi Muriqit, shpeshherë duke e tepruar me sjelljen e tyre.

Tashmë te Lacio ka ndërruar edhe trajneri, pasi është Mauricio Sarri që u ul në stol. Teksa skuadra po stërvitej normalisht, disa tifozë nisën që të fyenin sërish Vedat Muriqin. Durimi i është sosur trajnerit që ka shkuar te tifozëve dhe u është kthyer keq: “Nëse iu dëgjoj prapë që të shani Vedat Muriqin do u nxjerr jashtë”. Ky ishte ultimatumi i Sarrit që ka marrë edhe aprovimin e tifozëve, për të lënë të qetë sulmuesin shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *