VIDEO/ Topi nuk i bindet Ibrahimoviç për golin e parë, Donaruma bën lojëra te porta e Milanit

Milani e ka mbyllur pjesën e parë në barazim pa gola ndaj Kagliarit, ndërsa luhet java e 19 në kampionatin italian. Shumë vështirësi po hasin kuqezinjtë, që jo vetëm që nuk po arrijnë të gjejnë golin e avantazhit, por po rrezikojnë edhe në prapavijë.

Më afër golit Milani ka qenë në minutën e 30, atje ku Zlatan Ibrahimoviç tentoi të jap spektakël. Goditja e tij me kokë tregoi se instiktet e suedezit nuk kanë humbur, por portieri kundërshtar dhe shtylla kanë evituar golin e sigurtë.

Për ta bërë ndeshjen me sa më shumë emocione ka menduar Donaruma, me Milanin që për pak sa nuk ka pësuar golin e parë. Një tjetër dalje dhe hezitim i pakuptimë për t’u rikthyer sërish në portë, ka bërë Nandez t’i afrohej goli spektakolar nga 30 metra, megjithëse sfera nuk kishte fuqinë e duhur. /Sport Ekspres/

 

https://twitter.com/ashmin777/status/1216008771803041792

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online