Toni Kros luajti sot ndeshjen e tij të fundit në rang klubesh. Mesfushori gjerman e mbylli karrierën e tij si kampion, teksa mbrëmjen e sotme fitoi për të gjashtën herë Ligën e Kampionëve. Futbollisti 34-vjeçar dha asistin e golit të parë në finalen kundër Dortmundit, ndërsa në minutën e 85 u largua nga fusha e lojës për t’i lënë vendin Modriçit.
Në momentin që Kros duhej të zëvendësohej, elektrizoi për herë të fundit tifozët e Realit që ishin të pranishëm në stadium. Të gjithë u ngritën në këmbë dhe e shoqëruan me brohorima dhe duatrokitje drejt vijës anësore. Ndërkohë pas përfundimit të duelit, shokët e skuadrës e kanë ngritur sipër barrierave rrethuese të stadiumit, përpara tribunës ku gjendej tifozeria madrilene./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
POR SIEMPRE, KROOS. pic.twitter.com/n8rwj2x1Yg
— Pasión Madridista (@real_pasion) June 1, 2024
Toni Kroos porté en triomphe par ses coéquipiers après un NOUVEAU sacre en finale de Ligue des champions ?#BVBRMA | #UCLFinal pic.twitter.com/OqOtymwoMK
— CANAL+ Foot (@CanalplusFoot) June 1, 2024