Tiranës i pëlqen mënyra ndryshe në prezantimin e lojtarëve. Klubi bardheblu ka njoftuar përmes faqes zyrtare se një futbollist i ri ka mbërritur te bardheblutë në merkaton e dimrit. Kush do të jetë? Enigma mbetet e madhe!
Megjithatë emri i përfolur deri tani si afrimi i parë i Tiranës është Devid Da Silva. Gjithashtu kjo mënyrë e Tiranës për prezantimin e lojtarit të ri është një përgjigje për të treguar se nuk ka bllokim të merkatos, ndryshe nga paraqitja mediatike. /Sport Ekspres/