VIDEO/ Tirana përmbys bindshëm Apoloninë dhe i shtohet valles së titullit, Skënderbeu shtang Kukësin

Ditën e sotme është mbyllur java e 26 e Kategorisë Superiore, me dy sfidat e luajtura në orën 16:00, Tirana-Apolonia dhe Kukësi-Skënderbeu. Kampionati bëhet edhe më interesant pas takimeve të sotme, teksa valles së titullit tashmë i shtohet edhe një tjetër skuadër, Tirana. Bardheblutë kanë përmbysur bindshëm Apoloninë, ndaj të cilëve kanë triumfuar me shifrat 5-2.

Me këtë fitore, kampionët në fuqi të kampionatit shqiptar shkojnë në kuotën e 41 pikëve, vetëm 5 më pak se Teuta e Vllaznia që mbajnë vendin e parë. Ndërkohë Kukësi vijon të mbetet në luhajte. Skënderbeu shtang vverilindorët, duke i mposhtur me rezultatin 0-1 në transfertë. Kështu ekipi i drejtuar nga Memelli merr 3 pikë mjaft të vlefshme në luftën për mbijetesë, duke shkuar vetëm 4 pikë larg Bylisit të vendit të 8./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Tirana-Apolonia 5-2 Batha 17′, 66′ (p), Torasa 51′, Imajlgeci 77’/ Levendi 27′, 45’+1′

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Toshevski, Najdovski, Batha, Seferi, Torasa, Behiratçe, Çelhaka, Halili, Toli

Trajner: Orges Shehi

Apolonia: Harizaj, Asllanaj, Mihana, Smaçi, Levendi, Sota, Omeri, Shanaj, Sota, Diop, Haxhiu

Trajner: Fabricio Kamarata

Kukësi-Skënderbeu 0-1 Mensah 78′

Kukësi:Tafa; Kotobelli, Kurdiç, Lulaj, Dragoshi; Demiri, Taipi, Tsintsadze; Ibraimi, Gashi, Eze

Trajner: Mirel Josa

Skënderbeu: Dajsinani; Vitija, Bajrami, Zguro, Meksi; Gonçalves, Mara, Mensah; Vangjeli, Sadriu, Berisha

Trajner: Migen Memelli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *