VIDEO/ Tirana kap trenin e fundit për Europë dhe i jep asist Partizanit, Bylisi zhyt Skënderbeun në krizë

LIVE, ndeshjet e Superiores
Pak më parë janë mbyllur takimet e orës 13:00 të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Sigursishtë që e gjithë vëmëndja ishte e kthyer në Shkodër, atje ku në stadiumin “Loro Boriçi” luhej klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës. Një duel i zjarrtë ky që ka nisur vrullshëm, teksa që në mintën e 2-të, kuqeblutë fitojnë një 11 metërsh, të cilin e konvertojnë më pas në gol.

Megjithatë kundërpërgjigja erdhi shumë shpejt, me Idi Bathën që tregohet i saktë nga goditja e dënimit. Ndërkohë pjesa e dytë ka nisur me një gol të bardhebluve, teksa Seferi shërben bukur në zonë për Kale, që nuk gabon të tundë rrjetën. Vllaznia tregon sërish luhatje në rezultate, ndërsa Tirana ka kapur trenin e fundit për Europë me këtë fitore, duke mbajtur gjallë shpresat për arritjen e objektivave të saj. Nga ana tjetër rezultati në Shkodër i vjen si një asist Partizanit, që në rast triumfi ditën e sotme mund ta dërgojë diferencën me Vllazninë e vendit të parë në vetëm 1 pikë.

Sa i përket dy dueleve të tjera të luajtura ditën e sotme, Bylisi ka zhytur edhe më teëpr në krizë Skënderbeun. Mallakastriotët morën një fitore minimale 1-0, duke hedhur një hap të sigurt për luftën në mbijetesë. Ndërkaq, Kastrioti ndalet në shtëpi nga Apolonia, teksa ndeshja ka përfunduar me rrjeta të paprekura për të dyja ekipet./Halit Delibashi-Sport Eksores/

Vllaznia-Tirana 1-2 Dilaver p 4’/ Batha 6′, Kale 51′

Bylis-Skënderbeu 1-0 Beji 56′

Kastrioti-Apolonia 0-0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online