VIDEO/ Tirana fiton me golin në minutën e 100 në derbin që dukej se nuk do të mbaronte kurrë, mbyllet me dramë dhe emocione supersfida

LIVE, Partizani-Tirana 1-2 Xhunior (p) 86’/ Përgjoni 27′, Xhixha 100′

Superiorja e mbyll vitin kalendarik me një derbi si të jashtëzakonshëm. Kryeqyteti sot është veshur bardheblu, teksa Tirana ka triumfuar me një gol në minutën e 100 në këtë derbi që dukej se nuk do të mbaronte kurrë. Xhixha tund rrjetën që në minutat e para të ndeshjes, por festa shuhet shpejt pasi anësor ngre lart flamurin. Ndërkohë në minutën e 27 ishte Përgjoni ai i cili me kokë e dërgon topin pas shpinës së Teqjas.

Rastet nuk kanë munguar për të të dyja ekipet, ndërsa në pjesën e dytë Xhunior fiton një 11 metërsh në zonën kundërshtare. Juxhin Xhaja nuk ka dyshime dhe sinjalizon menjëherë faull. Por Bekaj tregohet në lartësinë e duhur dhe feston si të kishte shënuar një gol në këtë sfidë. Festë kjo që zgjat pak, pasi arbitri vendos të përsërisë gjithçka. Vendim ky që nuk është pritur mirë nga tifozët e Tiranës, që kanë hedhur sende në fushë dhe kanë detyruar Xhajën të ndërpresë ndeshjen për të dytën herë, pas atij momenti në minutat e para kur u hodhën flakadanë në tapetin e “Air Albania”-s. Pas disa minutave Xhunior pozicionohet sërish përballë Bekajt, por këtë herë me një ekzekutim në stilin “Zhorzhinjo” ia del ta fitojë duelin.

Gjyqtari i katërt akordon plot 11 minuta shtesë dhe derbi dukej se nuk do të mbaronte kurrë. Por Tirana nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. Kur kronometri shënonte minutën e 100, Redon Xhixha shtyn topin në rrjetë për herë të dytë dhe i jep fitoren bardhebluve, duke e mbyllur kështu këtë derbi me dramës dhe emocioneve të mëdha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Partizani: Teqja, Sota, Belica, Shehi, Musta, A. Marku, Rrapaj, H. Marku, Mala, Xhunior, Cara

Tirana: Bekaj, Përgjoni, Hoxhallari, Behiratçe, Toshevski, Toli, Totre, Limaj, Xhixha, Seferi, Ngo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online