VIDEO/ Tirana del pa luajtur nga Shkodra! Vllaznia fiton me 12 lojtarë klasiken dhe hap garën për titull, Erzeni befason Teutën në fund

Shumë emocione ka prodhuar ndeshja e sotme mes Vllaznisë dhe Tiranës. Në një stadium të tejmbushur, shkodranët nuk i kanë lënë asnjë mundësi të vetme bardhebluve për të dalë në lojën e tyre. Hasani ishte në hije, ndërsa edhe Patrik bëri shumë pak për të gjetur golin.

Në minutën e 50 ishte penalltia e fituar nga Bekim Balaj që u shndërrua në gol nga Herald Marku. Kështu kjo përballje do të mbyllej në shifrat 1-0 dhe Vllaznia hap sërish luftën për titull. Nga krahu tjetër Erzeni dhe Teuta janë ndalur në barazimin 1-1. Sherif Kallaku shënoi nga 11-metrat pasi e fitoi vetë penalltinë. Kur pritej fundi i ndeshjes, Leao shënoi për Erzenin me kokë në të 87. /Sport Ekspres/

Erzeni-Teuta 1-1 Leao 87’/ Kallaku 7′ p

Erzeni: Xhika, Peposhi, Krasniqi, Iljazi, Kadriu, Mehmeti, Kriviçiç, Asani, Alan, Ademi, Nonato

Teuta: Qirko, Jazxhi, Goxha, Marku, Kotobelli, Kouros, Beqja, Karabeci, Kallaku, Gruda, L.Vila

Tirana-Vllaznia 0-1 Herald Marku 50′ p

Tirana: Bekaj, Najdkovski, Lulaj, Behiratche; Haxhiu, Deliu, Hila, Lushkja, Përgjoni; Hasani, Patrick. Trajner: Orges Shehi.

Vllaznia: Zogovic; Hakaj, Gurishta, Shehi, Smajli; Alivoda, Marku, Jonuzi; Hoxhaj, Mala, Bala. Trajner: Mirel Josa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *