Suedia ka zbritur në Prishtinë dhe është nisur drejt hotelit ku do të akomodohet. Kjo Kombëtare do të përballet me Kosovën në ditën e dielë, teksa ndeshja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, në orën 20:45.
Në këtë kundërshtar është rikthyer edhe ylli Zlatan Ibrahimovic, që u kthye pasi kishte varur “këpucët në gozhdë” me Kombëtaren. Ylli suedez është pritur nga një tifoz shqiptar i Milanit në aeroport, por e ka injoruar duke mos i plotësuar dëshirën për të bërë foto. Më pas një pjesëtar i stafit të Suedisë do të ndërhynte për ta larguar. /Sport Ekspres/