VIDEO/ Tifozi i parë i Juventusit, festa e çmendur Bufonit nga stoli pas përmbysjes

Bufon është gjithmonë në mbështetje dhe jep kontributin e tij për Juventusin, pavarësisht nëse është në fushën e lojës apo jashtë saj. Kjo ka ndodhur edhe në përballjen e sotme në “Champions League”, atje ku bardhezinjtë kanë arritur të fitojnë me përmbysje në shifrat 2-1 ndaj Lokomotivës së Moskës.

Këta të fundit rezultuan si një “kockë e fortë” dhe nuk po thyheshin, derisa në skenë doli Paulo Dibala. Vetëm dy minuta për të shënuar po aq gola, që do të sillnin edhe triumfin e Juventusit. Ndërkohë ajo që ka rënë në sy ishte edhe grinta e Bufonit. Tifozi i parë i skuadrës në të cilën bën pjesë, duke treguar një grintë të madhe edhe në festën pas golit të dytë nga Dibala. /Sport Ekspres/

https://www.instagram.com/p/B372Gq8gKWn/?fbclid=IwAR0zYWwy_ITKRh1eal2EOQbEC8Q_6TswnXvvz2hzenLnwUHnF69EsIU0YkM

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online