VIDEO/ Tifozi e fton te Reali i Madridit, Niko Uilliamsi kënaq fansat e Barcelonës: Mos u tall, bastard!

Niko Uilliamsi ishte një nga temat më të nxehta në merkaton e verës. Anësori i majtë ishte shumë pranë kalimit te Barcelona, por në momentin e fundit i çuditi të gjithë me vendimin e tij për të qendruar te Atletik Bilbao. Megjithatë, lojtari spanjoll duket se mbetet ende një tifoz i katalanasve. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet me veprimin e tij të fundit.

Një grup tifozësh kanë shkuar pranë grumbullimit të Kombëtares spanjolle, ku kanë kërkuar autografe nga kampionët e Europës. Një prej të pranishmëve ka pasur një kërkesë të veçantë për Ulliamsin, teksa e ka ftuar t’i bashkohet Realit të Madridit. Por përgjigja e lojtarit të Bilbaos nuk ka qenë ajo që ai priste. “Mos u tall, bastard”, i është përgjigjur Niko Uilliamsi./Sport Ekspres/