VIDEO/ Tifozët turq e kthejnë portierin serb në tabelë qitjeje, shenja “X“ në kokën e tij i thotë të gjitha

Marko Dmitrovic po përjeton një situatë mjaft të vështirë në Europa League. Pas sulmit të një tifozi në Eindhoven, tashmë portieri serb është kthyer në një tabelë qitjeje për tifozët e Fenerbahçes. Këta të fundit ka hedhur sende të forta në drejtim të gardianit të Seville-s në përballjen e sotme, të vlefshme për Europa League-n.

Breshëri çakmakësh kanë rënë në kokën e Dmitrovic-it dhe shenja “X” e fashuar në kokën e tij i thotë të gjitha sa i përket dhu.nës së ushtruar. Lojtarët e Seville-s kanë marrë mjetet e forta që janë hedhur në fushë për t’ja treguar arbitrit, ndërsa futbollistët e Fenerbahçes kanë shkuar menjëherë drejt tribunës për të qetësuar tifozët e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *